Viti 2019 ka qenë padyshim viti i Mino Raiolës, i cili ka realizuar disa nga lëvizjet më të bujshme në futbollin botëror. Menaxheri i mori famë sidomos falë menaxhimit të Zlatan Ibrahimoviç dhe Mario Balotelit. Por tani ai ka nën administrim edhe disa nga të rinjtë më premtues të futbollit botëror, duke u siguruar atyre lëvijze të rëndësishme për të cilat ka dhënë disa prononcime në mediat italiane.
Gjithçka fillon në fakt me kthimin e Ibrahimviç te Milani. “Zlatan është kthyer për t’u argëtuar e për të argëtuar, nuk mund të lejoja që skena e tij e fundit të ishte Los Anxheles. Këto 6 muaj do të jenë si turneu i fundit i “Queen”. Ndërsa nuk do të ketë Serie A për Erling Haland, pasi italianët nuk dinë të vlerësojnë talentet. De Ligt është çështje ndryshe”, tha Raiola.
“Ai do të bëhet mbrojtësi më i forte në botë dhe më kishte kërkuar që të shkonte në Harvardin e mbrojtjes apo MIT rë mbrojtësve. Ndaj zgjodhëm Juventusin, për të marrë diplomen. Haland nuk është një mbrojtës dhe nuk është De Ligt, kapiten i Holandës prej dy vitesh. Pastaj italianët nuk dinë të vlerësojnë talentet e tyre, aq më pak ata të huaj.
Moise Kin? Nëse do ta lija te Juve do ta vinin të luante në Serinë C me U23. Te Everton janë shumë të lumtur, e dinë se ka nevojë për kohë të ambientohet. Kam shumë kërkesa për të por nuk duan ta lënë të largohet. Pogba? Sot për sot nuk do të dërgoja askënd te Mançester Junajtid, do të ishin në gjendje të shkatërronin edhe Maradona e Pele. Pol i nevojitet një klub si Juventusi i parë “, tha Raiola. /vipsport/