Koronavirusi nuk ka ndryshuar asgjë në fizkun dhe formën e Zllatan Ibrahimoviç. Suedezi është bashkuar ditën e sotme në stërvitje me kuqezinjtë duke përmbushur të plotë seancën, ndërsa ka rënë në sy nuk ka pasur asnjë vështirësi në kryerjen e detyrave të trajnerit Stefano Piolit.

Një lajm padyshim i mrekullueshëm për Milanin në prag të derbit ndaj Interit më datë 17 tetor. Kjo ndeshje ka qenë synimi i sulmuesit prej momentit kur u konfirmua pozitiv me virusin e rrezikshëm, teksa kërkonte të mos e humbte në asnjë formë një duel të tillë.

Ndërkaq, në kampin kundërshtar, Interi po vuan koronavirusin që ka depërtuar në klub dhe ka prekur deri më tani gjashtë nga të besuarit e trajnerit Antonio Konte. Bëhet fjalë për Bastonin, Galjardinin, Radu, Skriniar, Naingolan dhe Eshlej Jang. /VipSport/