Ditët e fundit, mediat italiane raportuan se Zlatan Ibrahimovic do të kalojë në merkaton e janarit te Milanit, duke u rikthyer në Serie A.
Në vazhdën e këtyre zërave është pyetur pikërisht gjiganti suedez, i cili vazhdon të jetë pjesë e skuadrës i LA Galaxy në MLS.
Si gjithmonë, Ibra godet dhe bën lajm me deklaratat e tij, kështu ka bërë edhe këtë herë.
“E gjithë bota më dëshiron mua. Në rregull është”, ka thënë Ibrahimovic, duke shtuar se zëra ka gjithmonë, por nuk e ka mohuar një rikthim të mundshëm te Milani.