A do të qëndrojë Zlatan Ibrahimovic te Milan? Nëse ditët e fundit, të gjitha mediat njoftuan se negociatat po mes klubeve po vijonin, “La Gazzetta dello Sport” na informoi dje se marrëveshje midis palëve. Ibra do të përfitojë rreth 7 milionë € në vit te kuqezinjtë.
Për këtë sezon të ri, e përditshmja italiane na informon se ish-sulmuesi i PSG tani do të mbajë fanellën me numrin 9 në vend të numrit të tij aktual, 21. Një numër legjendar, i veshur nga të gjithë sulmuesit më të mëdhenj. A mund të rikthehet Ibrahimovic edhe një herë në një makineri golash për sezonin e ardhshëm? Për ta mësuar këtë, në duhet të presim datën 19 shtator, kur fillon Seria-A.
Mbajtja e numrit 9-të, do të jetë një sfidë për sulmuesin suedez, pasi ai numër është i mallkuar te Milani. Kjo për faktin se ai numër nuk ka pasur asnjëherë një trashëgimtar të denjë të Filippo Inzaghi që e mbante mbi shpinë.