Zlatan Ibrahimovic njihet si një lojtar i guximshëm i cili nuk nguron asnjëherë të thotë atë që ka në mendje. Gjatë një interviste, suedezi ka dhënë mendimin e tij për Cristiano Ronaldo-n dhe transferimin e tij tek Juventus.

“Cristiano flet për sfida të reja, ai e quan sfidë të shkojë te një ekip që ka vite që fiton Serie A. Meqë do sfida, përse nuk shkon në një ekip të kategorisë së dytë, të bëhesh kampion dhe ta ngjisësh në kategorinë e parë.

Ato që thotë ai janë gjepura, të shkosh tek Juventus nuk është sfidë”, deklaroi sulmuesi suedez.

Ne fakt kjo edhe mund te jete e drejte megjithate, sfida e vertete te pakten do ishte nese do kishte shkuar tek Milani apo ndonje skuader tjeter qe nuk po kalon gjendje te mire.

Por Ronaldo eshte tek Juventusi, aty ku ka bere paraqitje pergjithesisht te mira por prej tij kerkohet qe ta udheheqe kete skuader drejt fitimit te trofeve te rendesishem siç eshte Liga e Kampioneve per shembull.