Intervista e Ronaldos, mbi të vërtetat tronditëse ndaj klubit të Manchester United për herë të parë janë komentuar nga Zlatan Ibrahimovic. Kulmi i atyre fjalëve u konkretizua me ndërprerjen e kontratës mes Ronaldos dhe United.

Në fjalën e tij Zlatan u shpreh: “Largimi i Ronaldos nga United… Besoj se gjërat ndodhin dhe ne nuk do ta dimë kurrë të vërtetën. Ata thonë atë që duan të thonë. Të tjerë thonë atë që duhet të thonë për të mbrojtur veten.

Pastaj trajneri thotë gjëra për të mbrojtur pozicionin e tij. Ata nuk janë si unë, që i them gjërat ashtu siç kanë ndodhur në të vërtetë. Ndaj të gjithë janë të ndryshëm. Të gjithë janë të shqetësuar për imazhin e tyre.

Për mua imazhi perfekt është të jesh i vërtetë. Historia e vërtetë nuk do të dihet kurrë nga kjo ngjarje. Nuk mendoj se është e rëndësishme çfarë mund t’i them Ronaldos. Kupën e Botës duan ta fitojnë të gjithë por jo të gjithë munden.”/newsport/