Zllatan Ibrahimoviç ka qenë i pafat në këtë fundsezoni, teksa pësoi një dëmtim në gju në ndeshjen ndaj Juventusit, para një jave.

Sulmuesi braktisi fushën me shpresën se nuk do të bëhej fjalë për një dëmtim të rëndë, megjithatë analizat më të detajuara sot kanë bërë të ditur se 39-vjeçari duhet t’i nënshtrohet një trajtimi gjashtëjavor.

Kjo do të thotë se kampionati me Milanin është i mbyllur për Ibrën, ndërsa në dyshim të fortë është edhe Europiani me Suedinë që starton më datë 11 qershor.

Por, sulmuesi do të bëjë maksimumin për t’u rikthyer në kohë, pasi pikërisht Europiani ishte dëshira e tij e madhe dhe për këtë arsye iu ribashkua kombëtares. /VipSport/