Zlatan Ibrahimoviç është më afër se kurrë rikthimit te Milanit, pas propozimit të fundit të marrë nga drejtuesit italian.ibrahimovic-1

Prej kohësh vazhdojnë bisedimet për transferimin e sulmuesit suedez te Milani, me këtë të fundit që është një futbollist i lirë pasi mbylli kontratën me Los Anxheles Galaksi.

Kohët e fundit bisedimet ishin ndërprerë, për shkak se palët nuk po gjenin gjuhën e përbashkët për sa i përket kontratës. Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, kuqezinjtë i kanë ofruar lojtarit një kontratë 6 mujore dhe zgjatja e saj do të varet nga paraqitjet e futbollistit.

Pikërisht këtë Ibra e shikon me një sy të mirë dhe pritet tu kthejë përgjigje drejtuesve brenda datës 30 dhjetor./panorama-sport/