Pasi punoi për ta sjellë te Milani, Zlatan Ibrahimoviç ishte ai që morri fjalën për të prezantuar dhe prezantuar Strahinja Pavloviçin, qendërmbrojtësin e ri që Milani bleu nga Salcburgu për 18 milionë, euro plus 2 bonuse.
Lidhur me strategjinë e ndjekur për ta blerë, suedezi u shpreh: “Pavloviç ishte lojtari perfekt sipas ekipit tonë të skautëve. E ndoqëm për një kohë të gjatë, në fund u bindëm të gjithë. Ai është një mëngjarash agresiv dhe në mbrojtjen tonë ishte vetëm Teo që mund të luante topin me të majtën.
Strahinja ka qëndrimin e duhur, dhe është ideali për këtë skuadër. Për më tepër është i ri dhe ka shumë hapësirë për rritje, jam 200 për qind i sigurt se të jetë ndër të preferuarit e tifozëve sepse është dikush që hyn me zemër në çdo duel, tifozët e ndjejnë kur jep maksimumin dhe këtë e them si një ish-futbollist”. PA
NOFKA – Më pas një gazetar, i cili i drejtohet lojtarit duke e quajtur “Pavlo”. Ibra ndërhyn duke qeshur: “Filluat që tani me nofkë? Ky është kafshë, jo Pavlo”. Me Pavloviçin në organikë, Milani ka tashmë pesë qendërmbrojtës, ndër të cilët vetëm Kalulu mund të përshtatet në korsi.
Sidoqoftë, drejtuesi i qëndron idesë bazë të klubit, duke shpjeguar se: “Nga katër mbrojtësit tanë qendrorë vetëm Pavloviç është mëngjarash. Sipas mendimit tonë është e rëndësishme të kemi mbrojtës që luan me këmbë të majtë. E kishim thënë që në fillim se merkatoja e Milanit do të fokusohej në detaje. Në si drejtues do t’i sjellim këto detaje në skuadër, e cila ka shumë të rinj dhe si e tillë është mirë që të ketë lojtarë të tillë. Edhe për trajnerin do të jetë mirë të ketë alternative, por në fund ai do të duhet të bëjë zgjedhjen teknike që sheh si më të përshtatshme”.