Emiliano Bullari ishte lojtari që vendosi një rekord të ri me Alban Bushin. Vetëm 17-vjeç, por do të bashkohej me Shqipërinë U-21, teksa Greqia po bënte jo pak përpjekje për ta bindur që të vishte fanellën helene. Asokohe Bullari ishte pjesë e të rinjëve të Olimpiakosit dhe shpeshherë thirrej nga ekipi i parë, teksa u gjend në stol edhe në një ndeshje të Europa League kundër Arsenalit.

Mediat në Greqi e përshkruanin si “Ibrahimovic shqiptar”, por lëvizja te Atromitos nuk qëlloi e goditur. Menjëherë pasi shkoi në këtë skuadër do të ndërrohej trajneri austriak që i premtoi shumëçka Bullarit, ndërsa trajneri i ri grek nuk i besoi për asnjë minutë. Por ku është aktualisht sulmuesi që bëri jehonë të madhe?

Futbollisti 20-vjeçar, po vazhdon që të stërvitet me Nottingham Forest prej katër muajsh. Kjo skuadër ndodhet në Championship dhe është afër vendeve që të sigurojnë Play-Offin në Premier League. Bullari është duke bërë stërvitjen me këtë skuadër dhe nuk ka leje që të jetë zyrtarisht pjesë e saj.

Ende në pritje të vizës së punës, që është jo pak e vështirë nga Brexit, luf.ta është me kohën. Nga ana tjetër Parma dhe dy klube të tjera nga Serie B kanë shprehur interesimin për ta marrë në merkaton e verës Bullarin, por lojtari po pret fillimisht që të vazhdojë karrierën e tij te Nottingham Forest nëse do të zgjidhte problemi i dokumentacionit, në të kundërt, Italia është destinacioni i ri./SPORT-EKSPRES/