Me ardhjen thuajse të sigurt të Ibrahimoviçit te Milani, tashmë Piontek nuk e sheh më me optimizëm situatën te kuqezinjtë.
Sulmuesi polak, i cili u bashkua me Milanin në merkaton e janarit, nuk po jep atë që pritjej nga drejtuesit dhe është pranë largimit nga “Djalli”.
Siç raporton “Sport Mediaset”, Lajpcigu është vënë në ndjekje të Piontekut. Kuqezinjtë janë duke vlerësuar ofertat dhe pritet që ta shesin polakun, duke mos humbur shumë kohë.
Tratativat mund të intesifikohen në ditët në vazhdim, kur edhe ardhja e Ibrahimoviçit te Milani të bëhet zyrtare. Ndërkaq edhe Leao pritet të largohet nga Milani, pasi ka zhgënjyer tepër tifozët me paraqitjet e tij.