Zlatan Ibrahimović e përshkroi rolin e tij të ri në klubin kuqezi, duke vlerësuar bashkëpunimin me Furlani: “Giorgio dhe unë u takuam për herë të parë gjatë periudhës së ‘Elliott’. Kur u bë CEO, folëm bashkë dhe ai i sugjeroi Gerry-t të më takonte.

Fillimisht, Gerry tha se nuk donte të punësonte ish-lojtarë, por Giorgio e bindi se unë isha ndryshe. Për çështjet financiare i besojmë Giorgio-s. Ai është një ‘monstër’ kur bëhet fjalë për kalkulime, si për shembull, për lojtarët që mund të përballojmë”.

Lidhur me rolin e tij: “Unë jam Zlatan dhe roli im është të jem Zlatan. Kam shumë për të mësuar, por gjithashtu shumë për të dhënë. Një nga përgjegjësitë e mia është të forcoj mentalitetin fitues të ekipit dhe të sigurohem që lojtarët të japin rezultate.

Iu them lojtarëve: Kur je te Milani, nëse arrin rezultate, mund të bësh historinë. Jam pranë ekipit, por në distancë, sepse tani jam në një pozitë ndryshe nga ajo e një lojtari”.