Inter nuk di të ndalet. Skuadra e Spalletti-t, e vetmja e pamposhtur në Serinë A, ka marrë kreun e renditjes pas fitores së thellë 5-0 të marrë kundër Chievo-s. Një nga autorët e golave të zikaltërve ka qenë Mauro Icardi, i cili po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm.
Argjentinasi, në fakt, ka marrë kreun e renditjes së golashënuesve të Serisë A, duke u ngjitur në kuotën e 16 realizimeve, një më shumë se Ciro Immobile, sulmuesi i Lazio-s, që do të luajë mbrëmjen e sotme në fushën e Sampdorias.Gjithashtu, goli i realizuar sot e ka futur Mauro Icardin në dhjetë golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave të Inter. Ish-sulmuesi i Sampdoria-s ka barazuar Mario Corson, me 94 gola të shënuar në të gjitha kompeticionet e luajtura me fanellën e zikaltërve.