Wanda Nara ‘ndez’ edhe njëherë zërat e transferimit të Mauro Icardit te Reali i Madridit. Bashkëshortja menaxhere e kapitenit të Interit, ka komentuar mundësinë e transferimit të argjentinasit në kryeqytetin spanjoll. “Icardi, unë dhe fëmijët tanë, jemi të gjithë me zemër zikaltër dhe të jetë për ne, Mauro qëndron përjetësisht te Interi. E ardhmja e tij varet shumë edhe nga klubi, pasi nëse ata vendosin ta shesin, nuk kemi ç’të bëjmë tjetër. Icardi te Reali?
Nuk them as po, as jo. Më mirë t’ia lëmë kohës”, u shpreh modelja dhe bashkëshortja e sulmuesit të Interit.Mediet spanjolle ishin të parat që raportuan se transferimi i Icardit te Reali është një hipotezë konkrete, por dje trajneri Zidane deklaroi se nuk donte sulmues në merkaton e janarit.