Ka ardhur tek Vllaznia ne fund te muajit korrik dhe me punen e tij deri tani ka arritur te lere gjurme. Trajneri maqedonas Mirsad Jonuz ne krye te kuqebluve ka patur nje ecuri pergjithesisht te mire, te cilen ndoshta pakkush e kishte menduar.

Por permes punes se mire me ekipin dhe raporteve te shkelqyera qe ka krijuar me tifozet, Jonuz ka “fituar edhe zemren” e njerezve te tjere te futbollit ne Shkoder shumica e te cileve e cilesojne “blerja me e mire” e Vllaznise se ketij sezoni.

Por ish- tekniku i kombetares maqedonase nuk e ka nder mend te kenaqet me kaq. Pak kohe me pare, pikerisht ne nderprerjen e kaluar te kampionatit per shkak te ndeshjeve te kombetares, organizoi nje takim miqesor me ekipin U19 te Akademise se Vllaznise.

Ate dite ai deklaroi se ndeshje te tilla do te vijonin edhe ne te ardhmen duke luajtur serish si me kete ekip ashtu edhe me Vllaznine B. Por nderkohe, Jonuz neser ka menduar nje gjetje tjeter shume origjinale.

U ka kerkuar drejtuesve te Akademise te organizojne nje ndeshje kontrolli ku perballe njera- tjetres te jene Vllaznia U19 dhe Vllaznia U17. Nje kerkese qe eshte mirepritur nga ato por edhe stafet teknike te ketyre ekipeve te cilet ne sezonet e kaluara jane ankuar per anashkalimin qe iu bente stafi i ekipit te pare duke mos i pyetur per asnje moment per elementin e ri.

Por trajneri aktual i Vllaznise po vepron ndryshe. Ai do te jete paraditen e neserme ne fushen “Reshit Rusi” bashke me stafin e tij per te ndjekur miqesoren ne mes dy ekipeve te Akademise dhe padyshim qe ky 90 minutesh do t’u sherbeje per te evidentuar elementet me cilesore qe ne nje te ardhme pse jo edhe te afert, mund t’i bashkohen ekipit te pare ne renditje.

Ja pse Mirsad Jonuz po ben per vete gjithe Shkodren. Nje trajner qe nga njerez te futbollit ne Shkoder eshte konsideruar “burre” por ne fakt ai po tregon se eshte edhe “strateg”.
www.shkodrasport.com