Pas përvojave në skuadra të ndryshme, sëfundi tek Besëlidhja, Ideal Lekiqi nga dita e sotme ka nisur punë si trajner portierësh tek Akademia Vllaznia. Natyrisht që pasioni i tij për të stërvitur portierët e rinj tashmë do të fillojë të marrë jetë. Ai ka fituar përvojën e mjaftueshme për të qenë tashmë një model trajnimi për ta.
Në këtë mënyrë stafit të Akademisë së klubit shkodran i shtohet edhe Lekiqi i cili madje, është parë të jetë pranë edhe portierëve të Vllaznisë B. Një detyrë që duket se e ka marrë me shumë dëshirë dhe nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë suksese në detyrën e saponisur.
© shkodrasport.com