Jemi mësuar që vitesh në Shkodër të kemi dy emra të njohur në trajnimin e portierëve të rinj, Paulin Ndoja e Avenir Dani. Ato kanë punuar edhe me ekipet e para ndërkohë që përveç tyre, punon me shumë pasion edhe i mirënjohuri Isa Sukaj por që nuk ka patur asnjëherë dëshirë të bjerë në sy për atë çfarë bën me elementin e ri.

Por ndërkohë, prej disa vitesh këtë zanat e kanë marrë edhe dy trajnerë të tjerë të rinj, Elis Legata dhe Ideal Lekiqi. Sot do të ndalemi tek ky i fundit i cili falë punës së tij, përpjekjeve dhe përkushtimit të madh, i ka ngjitur shpejt shkallët e karrierës.

E ka filluar tek Ada, ka kaluar tek Akademia Vllaznia, vazhdoi tek Besëlidhja, për t’u rikthyer sërish tek Akademia Vllaznia dhe prej fillimit të këtij sezoni, edhe në stafin e ekipit kombëtar.

Por jo vetëm kaq. Lekiqi përveçse ka punuar me kombnëtaret rajonale të moshave, prej pak ditësh ka nisur punë edhe si trajner portierësh në kombëtaren U17 të Shqipërisë. Bashkë me Beqirin dhe Sinën, ai po e bën me shumë pasion punën e tij me portierët Rroku, Bekteshi dhe Ujkaj.

Padyshim që rasti i Ideal Lekiqit është shembulli i pasionit dhe përkushtimit me të cilin secili trajner duhet të punojë dhe kur ndodh kështu, padyshim që edhe frutet do vijnë.
© shkodrasport.com