Me nje karriere jo shume brilante si sportist, Ideal Lekiqi po spikat me punen e tij si trajner i portiereve. Fillimisht me ekipet e Akademise Vllaznia, me pas tek Beselidhja, per t’iu bashkuar me pas ekipit te pare te Vllaznise.

Njekohesisht ben edhe detyren e trajnerit te portiereve ne ekipet kombetare te moshave. Perpos ketyre gjerave, Lekiqi mbi te gjitha eshte nje tifoz i madh i Vllaznise.

E shfaq kete gje ne shume menyra, ne komentet e tij gjithnje ne mbeshtetje te ngjyrave kuqeblu, e shfaq edhe ne te gjitha vendet e tjera dhe per me teper gjate ndeshjes ku shihet i ekzaltuar kur skuadra shenon e fiton.

Lekiqi dy vite me pare mori edhe detyren e trajnerit te portiereve te kombetares U17 ne periudhen kur ajo drejtohej nga Elvin Beqiri, por kjo gje zgjati vetem kaq kohe. Duke qene i angazhuar edhe me Vllaznine, ai nuk mund t’ia lejonte vetes te ishte larg saj ne momente te ndryshme dhe per rrjedhoje vendosi te jape doreheqjen.

Kerkon te fokusohet maksimalisht tek ngjyrat kuqeblu, tek ekipi i qytetit dhe i zemres dhe duke stervitur çdo dite portieret Zogoviç, Qarri e Shkoza, mundohet t’i mbaje ato ne formen e duhur ne menyre qe porta te jete nje nga pikat me te forta te skuadres se Vllaznise.

Ai vazhdon rrugen e nisur mbi 30 vjet me pare nga i mirenjohuri Paulin Ndoja e me pas edhe nga Avenir Dani, dy emra prej te cileve natyrisht qe ka mesuar shume ne procesin e pergatitjes se portiereve.

Njekohesisht ben edhe detyren e trajnerit te portiereve ne ekipet kombetare rajonale ku serish jep me te miren e tij. Nder te tjera Lekiqi eshte nje personazh shume i dashur dhe e ka shume te lehte t’i beje per vete te gjithe ata me te cilet punon.