Vllaznia e basketbollit te meshkujve eshte i vetmi ekipi i lojerave me dore i klubit shkodran qe ka mbetur ende ne loje per te synuar titullin kampion. Javen e ardhshme nis faza play-off per te dhe kuqeblute do te ndeshen me Tiranen, me synimin per ta kaluar dhe per te kapur finalen.
Ne lidhje me ecurine e ketij ekipi, por ehde te basketbollit shkodran ne teresi, ka folur nje emer i njohur, ish- basktetbollisti, por edhe ish- anetari i kryesise se Federates Shqiptare te Basketbollit llir Taflaj. Duke folur ne emisionin “Sport Arena” ne TV Rozafa, ai ka dhene edhe mendimin e tij se si mund te dilet nga ky moment i veshtire ku ndodhet basketbolli shkodran.
“Te Vllaznia e sivjetme, por edhe ajo e viteve te fundit, eshte gabuar ne menaxhim. Kane ardhur shume lojtare te huaj jocilesore, te cilet u kane zene vendin shkodraneve qe ose jane detyruar ta lene sportin ose jane larguar. Shpeshhere ardhjet e lojtareve te huaj jane bere edhe pa pelqimin e trajnerit dhe ne kushte te tilla nuk ke si te kesh sukses.
Me ardhjen e drejtueve te rinj shume gjera kane ndryshuar. I eshte besuar nje trajneri te ri si Damian Bekteshi qe po e ben ne menyre te shkelqyer kete pune, skuadra eshte ne play-off ku do te ndeshet me Tiranen dhe mundesite jane per ta kaluar ate. Pastaj do jete ne finale me Teuten, qe per mendimin tim ka ekipin me te mire kete sezon dhe do te jete shume e veshtire per ta mundur.
Megjithate, si shkodran une serish dua te besoj tek titulli kampion. E zeme se e fituam, po çfare ndodh me pas? Keta lojtaret e huaj qe kane ardhur me shumice, do largohen serish dhe ne ekip mbesin perseri ato pak shkodrane qe jane. Pra, duhet ta nisin serish nga zero.
Nëse duam të rikthejmë basketbollin shkodran sërish në nivele të larta, duhet të bëjmë një gjë dhe sa më shpejt të jetë e mundur: Të rikthejmë ekipet zinxhir! Të merret një specialist i mirëfilltë për këtë gjë, unë jam edhe i gatshëm të ndihmoj për sjelljen e tij.
Në Shkodër ka një numër të madh fëmijësh që e ushtrojnë basketbollin dhe të gjithë këta trajnerë që i stërvisin ato, gëzojnë respektin tim të plotë, janë të gjithë miq të mij. Ata punojnë jashtëzakonisht mirë, por duhet shkuar më tej. Seleksionimi i lojtarëve më të talentuar nga një specialist i një niveli tjetër, qoftë shqiptar apo dhe qoftë i huaj do të bëjë që të prodhojmë edhe njëherë lojtarë cilësorë për Vllazninë dhe ekipin kombëtar.
Aktualisht, tek ekipet zinxhir mund të jenë vetëm 2-3 lojtarë që mund të premtojnë për të ardhmen. Kjo është shumë pak dhe prandaj po nuk u rikthyem tek ekipet e moshave, do të vazhdojë kjo historia për ta mbushur Vllazninë me lojtarë që do të vijnë me autobus.