Kupa e Italisë ka rezervuar një sfidë mjaft interesante mbrëmjen e sotme. Napoli – Atalanta do të përballen prej orës 20:45, në stadiumin “Sao Paulo”. Mediet italiane nuk flasin vetëm për çështjen e kualifikimit në këtë sfidë, por edhe për merkato. Referuar italianëve, Etrit Berisha është një ndër emrat që do të vëzhgohet nga menaxherët e Napolit. “Titi”, në merkaton e verës mund të jetë lëvizja “big” drejt napolitanëve.
Ai mund të bashkohet me mbrojtësin Elseid Hysaj, pasi portierit Pepe Reina i skadon kontrata në qershor.
Një lëvizje e tillë do të jetë e mirëpritur nga Berisha, pasi bën një tjetër hap të rëndësishëm në karrierë. Megjithatë, mbeten ende edhe shumë kohë deri në verë. Portieri do të mbrojë portën e Atalantës nga minuta e parë mbrëmjen e sotme, ndërsa Hysaj është lënë pushim nga trajneri Sarri. /EDS/