Pandemia ka ndryshuar plotësisht futbollin botëror dhe ndryshimi më i dukshëm është ai i shkallareve të boshatisura nga tifozët. Ata tashmë janë të detyruar të shohin ndeshjet nga shtëpitë e tyre dhe nuk lejohen as të grumbohen në lokale, si pasojë e masave kundër shpërndarjes së COVID-19 dhe kjo bëri që edhe një nga kampionatet me numrin më të madh të tifozëve për ndeshje, Bundesliga, të luhej për herë të parë e gjitha me shkallë të boshatisura.
Megjithatë, një tifoz u mundua që të thyente rregullin dhe të shihte ndeshjen mes Union Berlin dhe Bajern Mynih drejtpërdrejt, edhe pse jo brenda stadiumit.
Në njërin cep të impiantit në Berlin, ku u luajt sot ndeshja, ka një grumbull me pemë të larta dhe tifozi në fjalë u ngjit në një prej tyre duke u fshehur mes gjetheve derisa filloi ndeshja.
Ai nuk iu gëzua për një kohë të gjatë “tribunës” së tij, pasi u pikas mes degëve dhe policia e detyroi të zbriste poshtë. Tifozi u shoqërua në komisariatin e policisë dhe u përalajmërua, duke u lënë më pas i lirë.
Policia gjermane ndalon edhe praninë e tifozëve rrotull impianteve sportive dhe kjo ishte asryeja pse rreth stadiumit ishin të pozicionuar rreth 400 policë, për të evituar që fansat të mblidheshin e të tentonin qoftë edhe të mbështetnin me koret e tyre skuadrat pranë impiantit. /vipsport/