Gerard Piqué është një revolucionar i futbollit. “Kings League” është një pasqyrë e besimit të ish-lojtarit të Barcelonës për të “ndryshuar” një sport që ka vështirësi të tërheqë të rinjtë për 90 minuta.
Ideja e tij më e fundit erdhi në podcastin e Iker Casillas. “Nuk mund të ndodhë që të shkosh në një stadium futbolli, të shpenzosh 100, 200 apo 300 euro dhe të përfundojë ndeshja 0-0, – shpjegoi Piqué.
Diçka duhet të ndryshojë. Një propozim që mund të shqyrtohet është që nëse ndeshja përfundon 0-0, ekipet të marrin zero pikë”- eshte shprehur ish- mbrojtesi i njohur i Barcelones.