Presidenti i Flamurtarit Sinan Idrizi vazhdon te motivoje futbollistet e tij duke u kerkuar me ngulm kualifikimin ne Kupe dhe kete po e ben natyrisht duke provokuar ne njefare menyre edhe Vllaznine me deklaratat e tij.
Keshtu edhe ne sot ne median e shkruar, numri 1 i klubit vlonjat duke folur ne lidhje me ndeshjen e sotme ka thene se kete here eshte histori tjeter nga ajo e sezonit te kaluar, kur u eliminuan nga Vllaznia.
Idrizi po ashtu ka thene se eshte kenaqesi te luash ne Shkoder dhe nderkohe ne rast kualifikimi te ekipit te tij, ka premtuar edhe per nje premio per lojtaret dhe stafin teknik.
“Me Vllaznine une pres fitoren e rradhes. Te them te drejten eshte gjeja me e bukur qe shkojme ne Shkoder. Na kishte marre malli qe te jemi ne ate qytet. Aty, ne ate fushe ke qejf te luash. Shkodra eshte nje qytet ku luhet futboll dhe ne do te shkojme aty per te bere nje loje te bukur.
Por njekohesisht edhe per t’u kualifikuar. Ju e dini shume mire qe ne e synojme Kupen dhe e kemi si objektiv. Vendosemi serish perballe Vllaznise, sikunder ishim edhe vjet, por tani jemi me te tjera synime sepse duam te shkojme sa me larg ne kete kompeticion.
Kesaj here shkojme ne Shkoder per t’u kualifikuar dhe jo si nje vit me pare. Une me Vllaznine pres nje takim qe te na kenaqe me loje dhe me rezultat. Lojtaret duhet te bejne detyren e tyre ne fushe dhe ne do te mendojme edhe per nje bonus financiar per ta”./SHKODRA-SPORT.COM/