Tek Akademia Vllaznia ka patur jo pak afrime lojtaresh cilesore gjate kesaj vere, por nga ana tjeter ka patur edhe largime.

Njeri prej tyre eshte edhe 18 vjeçari Igli Çulaj. Mbrojtesi shtatelarte deri para pak ditesh ka qene pjese e ekipit Vllaznia U19 teksa ka kaluar me sukses edhe seleksionimet e bera dhe trajneri Zmijani e kishte pjese te planeve te tij per sezonin e ri.

Por nje jave me pare gjerat kane ndryshuar dhe Çulaj i ka komunikuar trajnerit lajmin se nuk do te ishte me pjese e Vllaznise, ngaqe do te shkonte ne Tirane per arsye studimesh dhe do ta vazhdonte atje futbollin me ndonjerin nga ekipet e kryeqytetit.

Dhe per koincidence, pasditen e djeshme, ne Shkoder ne kuadrin e javes se trete te kategorise Superiore, nuk ka mberritur ekipi i pare i Tiranes qe behet gati per sfiden europiane, por ai U19.

Dhe siç e tregon edhe foto e te mirenjohurit Mikel Thepina, Çulaj tashme eshte bere pjes e ekipit te Tiranes dhe ne kampionatin e ardhsem do te jete kundershtare me ekipin ku u formua si sportist.

Çulaj eshte nje futbollist cilesor dhe se fundi ka qene edhe pjese e kombetares U19 te Shqiperise, ndersa ne sezonin e ri do te luaje per bardheblute./SHKODRA-SPORT.COM/