Në muajin janar vëmendjen e marrin drejtorët sportivë të klubeve, të cilët tregojnë vlerat e tyre në merkato.
Igli Tare ka bërë gati listën e dëshirave në këtë merkato. Mediat italiane raportojnë se në listën e drejtorit sportiv shqiptar është future edhe Sanabria.
Tare ka një detyrë të vështirë të Lacio, atë të gjetjes së pasuesit të Imobiles. Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare pëlqen profilin e Sanabrias.
Ky i fundit ka një karrierë të pasur në Europë, ndërsa Serinë A e njeh mirë pasi ka luajtur me Xhenoan në të shkuarën dhe tani është pjesë e Torino.
Por transferimi i tij do të jetë i vështirë, pasi Torino nuk dëshirë të heqë dorë nga shërbimet e paraguajanit.