Igli Tare e ka gati një tjetër lëvizje surprizë në merkato.
Drejtori sportiv shqiptar i Lazios po kërkon të transferojë talentin 21-vjeçar të Dinamos së Zagrebit, Dani Olmo.
Tare ka marrë informacione për spanjollin vlera e të cilit përllogaritet në rreth 25 milionë euro, por problemi më i madh për drejtuesin e bardhekaltërve do të jetë konkurrenca e madhe.
Për mesfushorin, në fakt, interesohen Bayern Munich, Leverkusen, Leipzig, Lyon dhe Ajax, me këta të fundit që duket se kanë bërë një ofertë prej 22 milionë eurosh plus 40% të shumës që do të fitohej nga një shitje e mundshme e lojtarit në të ardhmen.