Ka folur sërish për mediet italiane drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare. Për mikrofonët e “Rai Due”, ai është shprehur para ndeshjes me Novarën në Kupën e Italisë se Lacio e synon këtë kompeticioni, ndërkohë që ka hedhur poshtë zërat për blerjen e Elseid Hysajt:

“E kemi në objektivat tanë Kupën e Italisë, prandaj dhe kemi vendosur të luajmë me formacionin më të mirë të mundshëm. Duhet të “përziejmë kartat” në këtë moment.

Trajnerit i duhet të punojë me qetësi me organikën që ka dhe kuptohet që jo të gjithë do të jenë të kënaqur në fund.

Mbrojtës i djathtë? Nuk kam folur asnjëherë për një lojtar të tillë në merkato”, – ka theksuar Tare, duke mohuar indirekt afrimin e Hysajt, siç është folur kohët e fundit në Itali.

Ne kete menyre, edhe nje tjeter opsion per merkaton bie poshte per Hysajn. Ku do te shkoje ai? Me siguri qe tek Napoli sepse palet do te bien dakord per kushtet e rinovimit./Vipsport/