Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, para sfidës me Kaljarin në transfertë, foli për mikrofonët e “Sky Sport”, ku komentoi situatën e ekipit të tij në këtë fazë të fundit të sezonit.
“Ne nuk kemi asnjë vështirësi, të mërkurën do kërkojmë të fitojmë një trofe që skuadrat e tjerat e ëndërrojnë prej vitesh, kështu që nga ana jonë duhet të ketë përqendrim maksimal.
Kemi folur me presidentin Lotito dhe trajnerin Inzagi, dhe ai e di mbështetjen që ka nga klubi.
Na duhet përqendrim për fazën finale të kampionatit dhe finalen” – u shpreh Tare.