Tërmeti i fuqishëm që goditi vendin tonë në orët e para të mëngjesit po ndiqet me shqetësim edhe nga drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare

“Është një tragjedi që më ka shokuar mua dhe familjen time. Duket se bilanci i viktimave do të rritet, por unë shpresoj me gjithë zemër të kundërtën”, deklaroi për Adnkronos ish-sulmuesi i Kombëtares.

Tare ka premtuar edhe ndihma për atdheun e tij: “Do të bëj të pamundurën për të ndihmuar popullin tim”.