Igli Tare është një nga drejtorët sportivë më të vlerësuar në Itali dhe sigurisht që ngre lart edhe vlerat e Shqipërisë. Vlonjati i ka hedhur hapat e parë në futboll në vendin tonë dhe më pas ka bërë një karrierë të pasur në Gjermani dhe Itali.

Një ditë më parë ai ishte në Shqipëri dhe u vlerësua në “Albanian Sports Ambasador” me çmimin e karrierës. Sikurse dihet, te Lacio luan aktualisht portieri i kombëtares Thomas Strakosha, por edhe lojtarë si Valon Berisha dhe Riza Dyrmishi.

Gjatë marrjes së ccmimit ai me krenari vuri në dukje faktin se Lacio po bashkon shqiptarë, teksa mes të tjerave Tare tha: “Është një emocion shumë i madh për mua, është hera e parë që e marr një çmim të tillë në Shqipëri.

Kemi përgjegjësi të madhe kur jemi jashtë, për të përfaqësuar denjësisht vendin tonë. Kam shumë dëshirë t’u jap mundësinë bashkatdhetarëve tanë të luajnë me Lacion.

Meqë është edhe Loriku sonte këtu, që e kam pasur te Lacio, sikurse Berishën, kam rastin të them se Lacio është skuadra e Shqipërisë së madhe”./sport-ekspres/