Për shkak të disa opinioneve të shtuara rreth ndasisë Shqipëri-Kosova, një koment në lidhje me këtë temë e ka bërë edhe legjenda e Kombëtares, Igli Tare. Ky i fundit ishte i ftuar në “E Diell”, ku ka shprehur gjithë indijatën e tij për rritjen e frymës së përçarjes.

“I kam parë edhe unë këto diskutime, më kanë bërë përshtypje. Nëse bëhet fjalë për klikime, është shumë e ulët. Ne jemi një komb, unë nuk i kam quajtur kurrë Canën dhe Hasin si kosovarë, por si vëllezërit e mi.

Do të jepja një mesazh, nuk ekziston Kosova mënjanë Shqipërisë, por Shqiptaria. Ne jemi të gjithë shqiptarë dhe prezantojmë një komb. Na kanë munduar të na ndajnë gjithë historinë, është koha të jemi bashkë tani”, tha Tare. /Sport Ekspres/