Lacio është duke përgatitur projektin për sezonin e ardhshëm, por e gjitha vëmendja duket të jetë e përqendruar te mesfushori serb, Milinkoviç-Saviç.
Pas një sezoni fantastik në këtë që kaloi me lacialët, klubet gjigante në Europë kërkojnë shërbimet e këtij futbollisti.
Juventusi kërkoi transferimin e tij për 80 milionë euro, por Lotito e refuzoi ofertën duke kërkuar më tepër për mesfushorin e tij.
Sipas asaj që raporton “Il Messaggero”, Reali i Madridit është duke përgatitur një ofertë monstruoze prej 150 milionë euro + 20 milionë euro bonuse për klubin italian.
Nëse kjo ofertë do të rezultonte e vërtetë, atëherë një tjetër refuzim nga Lotito do të ishte thuajse i pamundur.
Ndërkohë që Milinkoviç-Saviç u morr nga ana e Tares te Genku, për një shifër prej 18 milionë eurosh. /vipsport/