Në Itali është bërë e zakonshme që të dënohet drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare. Sidomos kur flitet për momentet kritike, ndërsa kampionati po vjen drejt fundit.
E ka bërë në disa raste dhe e përsëriti ndaj Milanit, ofendimet dhe kritikat e shumta nga Tare sa i përket drejtësisë së ndeshjes, kanë bërë që në Itali të vijë një tjetër dënim. Drejtuesi shqiptar duhet të qëndrojë larg stadiumit deri në datën 30 prill.
Ky është vendimi i marrë së fundmi, me zyrtarin e lacialëve që kurrsesi nuk mund t’i përmbajë dot emocionet, si për të treguar pak nga karakteri i vendlindjes. Por fatmirësisht, në ndryshim nga e kaluara,
Tare nuk zbriti vetë në fushën e lojës për të kërkuar sqarim nga gjyqtari, pasi dënimi për të do të ishte edhe më i rëndë. /Shqiperia.ch/