Trajneri i Jventusit, Igor Tudor ishte i kënaqur, pavarësisht barazimit të Juventusit të tij kundër Romës në kryeqytet, pas avantazhit fillestar të arritur nga Locatelli:

“Kapiteni ynë shënoi një gol të madh, me cilësi. Më pëlqyen qasja dhe mentaliteti i treguar në fillim të ndeshjes. Shtymë përpara dhe bëmë gjëra interesante, pastaj në pjesën e dytë Roma ndryshoi sistemin e lojës. Pësuam gol nga një goditje standarde, që është një detaj jo i parëndësishëm. Në fund treguam se ne e donim më shumë fitoren. Gjithsesi, është një barazim që na jep besim, i arritur në fushën e një skuadre që vinte nga 7 fitore radhazi. Jemi në rrugën e duhur”.

Goli i Romës erdhi nga një goditje nga këndi, në një sezon ku bardhezinjtë kanë pasur shumë përqendrim të dobët në goditjet standarde: “Në ato situata duhet përqendrim, por duhet thënë se shumëçka varet edhe nga struktura fizike e lojtarëve. Ne na mungojnë Gatti, Bremer dhe gjithashtu Cabal. Sigurisht që në të ardhmen do të duhet të përmirësohemi në këtë aspekt”.

Për sa u përket risive taktike:

“Donim të shtynim përpara me mbrojtësit anësorë pa lënë hapësira për kundërsulme, pasi është një veçori shumë e rrezikshme e Romës. Për këtë arsye punojmë shumë në markimet parandaluese”.

Së fundi, Tudor shpjegoi përzierjen e emocioneve dhe tensionit që ka përjetuar që kur mori drejtimin e Juves:

“Udhëtova 10 orë me makinë për të mbërritur në Torino, sepse nuk doja të merrja avionin. Edhe në vitin 1998, kur erdha si lojtar te Juventusi, udhëtova për orë të tëra me makinë.

Tani kam rreth 10 ditë këtu, emocionet po bien dalëngadalë. Po mendoj për punën dhe objektivin; vendin e katërt në renditjen finale të kampionatit. Nga jashtë duket një punë ku mund t’i shijosh shumë gjërat, por nga brenda nuk është aspak kështu…”