Një drejtim i ri fillon për Juventusin. Në mëngjes Thiago Motta, i cili u njoftua për shkarkimin e tij nga drejtuesit e Juventusit në telefon teksa ndodhej në shtëpinë e familjes në Cascais, pak kilometra larg Lisbonës së Portugalisë, u kthye në Continassa për të zbrazur dollapin e tij dhe për t’u thënë lamtumirë atyre që kanë punuar me të në këto nëntë muaj.
“Zhgënjimi i sotëm mund të jetë motivimi i së nesërmes”, shkruan bashkëshortja e italo-brazilianit në rrjetet sociale. Ndërsa vetë Motta konsumoi në heshtje zhgënjimin e tij në fundin e parakohshëm të aventurës së tij bardhezi.
Ndërkohë, epoka e Tudor tashmë ka filluar, 7 sezone bardhezi si futbollist dhe një si ndihmës trajner i Andrea Pirlos në 2020-21: vizita mjekësore në JMedical dhe stërvitja e parë në mëngjes dhe pasdite.
Kroati mbërriti në Torino mbrëmjen e së dielës dhe arriti në qendrën sportive Continassa për një kontakt të parë me drejtuesit e Juventusit. “Igor është sigurisht i kënaqu”, tha Anthony Seric, agjenti i Tudor. Ai pranoi një kontratë deri në fund të sezonit, përfshirë Kupën e Botës për Klube, me vlerë 500 mijë euro neto plus bonuse të lidhura edhe me ecurinë e tij në kompeticionin në Shtetet e Bashkuara.
Në rast kualifikimi në Champions League, Tudor do të ketë një rinovim automatik deri më 30 qershor 2026 me pagë të dyfishuar, por me mundësi të njëanshme që klubi të tërhiqet nga kontrata deri në fund të korrikut 2025.