Të gjithë e dimë se kriza e Real Madridit ka bërë që presidenti Florentino Perez të mendojë seriozisht që të përforcojë skuadrën në merkaton e janarit, sidomos repartin e sulmit, aty ku prej vitesh tashmë Benzema nuk është në pritshmëritë e duhura.
Pas emrit të Heri Kejn, në skenë për kampionët në fuqi të Champions League ka dalë dhe emri i Ikardit, për të cilin janë shtuar edhe më shumë zërat pas një ndeshjeje shumë të mirë përballë Milanit në derbi.
Por ka qenë vetë Ikardi që ka përgënjeshtruar gjithçka, duke thënë: “Nuk e di nëse gjithçka që është shkruar është e vërtetë, por do ta them përsëri: Jam shumë i lumtur që luaj për Interin, dhe kështu është edhe familja ime. Ne kemi pasur disa oferta gjatë verës, por nuk kam as qëllimin as dëshira për t’u larguar nga ky klub”,- tha Ikardi./vipsport/