Tashmë është fakt i kryer largimi i Avenir Danit nga posti i trajnerit të portierëve të Vllaznisë por dilema është se kush do ta zëvendësojë. Në stërvitjen e sotme, përkrah Cungut për të zhvilluar stërvitje me portierët ka qenë trajneri i portierëve të Akademisë Ideal Lekiqi. Ai është marrë gjatë gjithë kohës me portierët Selimaj dhe Sherri, për t’i bërë gati për takimin e nesërm ndaj Lushnjës.
Drejtuesit e klubit kanë bërë të ditur se Lekiqi do të jetë me skuadrën edhe nesër në ndeshje ndërsa ditën e hënë pastaj do të ketë një vendimmarrje se kush do të jetë në stafin e ekipit të parë. Do të vazhdojë Lekiqi apo do të ketë ndonjë zgjedhje tjetër, kjo mbetet për t’u parë. E rëndësishme është që stafi nuk ka mbetur bosh dhe padyshim që do të tentohet të gjendet zgjidhja më e mirë e mundshme për të plotësuar vendin e lënë bosh nga Avenir Dani.
© shkodrasport.com