© shkodrasport.com
FAQJA E PARE FUTBOLL KATEGORIA SUPERIORE Ikën Dede, Armando Cungu një alternativë për pankinën e Tiranës
Ikën Dede, Armando Cungu një alternativë për pankinën e Tiranës
Tirana ka pezulluar sot trajnerin Nevil Dede dhe është vënë në kërkim të një tekniku të ri që mund të nxjerrë bardheblutë nga kriza e rezultateve nëkëtë sezon. Një nga alternativat e mundshme është trajneri Armando Cungu, i cili la gjurmë në fushën shqiptar dhe atë europian, duke udhëhequr skuadrën e Kukësit sezonin e kaluar. Nga burime të rezervuara, por të besueshme, mësohet se emri i teknikut shkodran ndodhet në tavolinën e bisedimeve të donatorëve të Tiranës, Babasi-Halili-Morina. Edhe rreth një muaj më parë kur u diskutua shkarkimi i Dedes, emri i Cungut ishte përsëri alternativë për pankinën e Tiranës. Fakti, që sot në shtypin e shkruar, një nga figurat më të vlerësuara ndër vite te Tirana, si lojtar, trajner dhe drejtues klubi, Shkëlqim Muça, që e vlerësonte Cungut si një trajner shumë cilësor, duke kritikuar indirekt drejtuesit e Kukësit për shkarkimin e tij, tregon qartë se kandidatura e Cungut është serioze për pankinën bardheblu. Armando Cungu drejtoi Kukësin sezonin e kaluar, ku verilindorët ishin debutues dhe arriti t’i shpallte nënkampionë, ndërsa në Kupat e Europës kaloi tre turne si asnjë skuadër tjetër shqiptare deri më tani. Për momentin drejtimi i Tiranës i është besuar trajnerit të moshave Alpin Gallo. Ky i fundit ishte kandidaturë për numrin dy të pankinës kuksiane, kur në krye të saj ishte Cungu.