Kategorinë Superiore nuk e zë vendi. Kur janë luajtur 27 javë kampionat, largohet trajneri i 14-të. Deri para pandemisë ishin 13, por me Mirsad Jonuz numri shtohet.

Vetëm Skënderbeu dhe Bylisi janë skuadrat më të qëndrueshme, pasi vazhdojnë të rezistojnë fort në stol Ilir Daja me Veljko Dovedan.

Luftëtari është për rekord, pasi ka hequr 4 trajnerë. Tirana, Partizani dhe Flamurtari kanë ndërruar nga 2, ndërsa Laçi dhe Teuta nga 1.

Superliga shqiptare, sipas nje studimi te bere kohet e fundit, rezulton te jete nje nga kampionatet me numrin me te madh te largimit te trajnereve.