Dëmtimi i Alban Hoxhës ka bërë që në Kombëtare të shkojë Elhan Kastrati, portieri i ekipit Shpresa. Trajneri Bushi ka mbetur pa portier dhe ka thirrur menjëherë Alen Sherrin e Vllaznisë.

Kombëtarja U-21 do të luajë me datë 16 ndeshjen e radhës në grup me Etoninë. Kjo ndeshje luhet në transfertë dhe nesër kuqezinjtë e vegjël do të nisen drejt Estonisë.

Kombëtarja A luan nesër në Izrael, ku Kastrati do të jetë i gatshëm, por me siguri nuk do të aktivizohet. Megjithatë, vështirë që ai të arrijë në kohë për të luajtur me Shpresat.

Gentian Selmani është i dëmtuar dhe në Estoni porta e ekipin Shpresa do të mbrohet nga Alen Sherri, i cili ka qenë edhe më parë pjesë e Kombëtares U-21./vipsport/