Partizani ka zbritur sot në fushë për të vijuar përgatitjet për ndeshjet e Europës.

Skuadra ditën e sotme është drejtuar nga trajneri i Partizanit B, Genc Mahmutaj, ndërsa mësohet se Klevis Dalipi është zyrtarisht i larguar nga “demat e kuq”.

Pritet që në ditët e ardhshme të emërohet edhe tekniku i ri i kryeqytetasve.

Deri në emërimin e trajnerit të ri, skuadra do të drejtohet nga Mahmutaj.

Skënder Gega, Mladen Milinkoviç dhe kroati Tokiç, janë 3 kandidatët e mundshëm për të marrë drejtimin e të kuqve.