Laçi është një ‘kantier” në këtë periudhë, mes largimeve dhe afrimeve. Kurbinasit kanë synime madhore në sezonin e ardhshëm, ndërsa drejtuesit janë duke rinovuar me titullarët, ashtu sikurse ka edhe largime në këtë periudhë.

Emiljano Musta ka njoftuar zyrtarisht largimin nga skuadra e Laçit.

Mbrojtësi me anë të një “Story” në profilin e tij në rrjetin social “Instagram” ka shkruar se ishte kënaqësi që ndau momente kaq të bukura me shokët e tij të skuadrës duke i uruar dhe suksese.

Musta është një nga anësorët e majtë në elitën e futbollit shqiptar, ndërsa duhet të theksojmë se Marjo Dajsinani, zyrtarisht është bërë pjesë e skuadrës bardhezi për sezonin e ardhshëm.