Merkatoja ka nisur tashmë ndonëse zyrtarisht do të startojë më 1 janar dhe skuadrat janë vënë në lëvizje. Edhe tek Vllaznia puna ka nisur. E ka pranuar vetë trajneri edhe në prononcimin e tij të sotëm. Por gjatë prononcimit të tij, Gjoka duke folur për largimin e Hasanit drejt Iranit la të kuptojë se me shumë mundësi do të ketë një përforcim edhe në repartin e mesfushës. Gjë për të cilin në fakt deri sot, asnjëherë nuk është shprehur se do ketë ndërhyrje.

Në mënyrë krejt të papritur, në media pasditen e sotme ka qarkulluar lajmi se Nijaz Lena është larguar nga Teuta. Të jetë një koinçidencë deklaratë e Gjokës paradreke me veprimin e mesfushorit pasdreke apo në këtë mes mund të ketë ndonjë interesim nga Vllaznia. Ajo që është e qartë ka të bëjë me faktin se trajneri aktual i saj dhe mesfushori maqedonas me pasaportë shqiptare, kanë një marëdhënie shumë të mirë me njëri- tjetrin sepse kanë punuar sëbashku tek Kukësi sezonin e kaluar duke u shpallur edhe kampion. Do të bashkohen sërish bashkë, këtë herë tek Vllaznia? Mbase edhe në këtë rast duhet përmendur ajo shprehja: “Kurrë mos thuaj kurrë”!
© shkodrasport.com