Vllaznia ka vendosur te beje ndryshime ne sulm per sezonin e ri. Ende pa u mbyllur aventura europiane, ata firmosen me kroatin Ante Aralica, qe do te thoshte se per boshnjakun Haris Dilaver ishte marre vendimi i largimit.

Ne lidhje me largimin e tij, drejtori sportiv Djarmati ka bere te ditur se sulmuesit boshnjak nuk i eshte ofruar rinovimi i kontrates dhe arsyen e ka shpjeguar ai duke thene:

“Për Dilaverin kemi menduar se na duhet një lojtar më i ri në pozicionin e vet”. Nje pergjigje qe flet qarte dhe nuk le vend per ndonje mendim ndryshe.

Por nderkohe, per ta zevendesuar ate, shkodranet kane marre nje sulmues kroat, Ante Aralicen. Ne lidhje me kete lojtar, drejtori i kuqeblu eshte shprehur:

“Ante Aralica është një lojtar të cilin e kemi kërkuar. Ai do të na sjellë freski në fazën e sulmit. Është një lojtar i ri dhe besoj kemi bërë goditje me këtë lëvizje”.

Ky eshte parashikimi sepse çfare do te ndodhe, kete askush nuk mund ta thote me saktesi. Aralica per te bere te harrohet Dilaver, i duhet te beje me mire sesa ai. Dhe nuk do ta kete te lehte sepse boshnjaku shenoi 15 gola sezonin e kaluar (11 ne kampionat dhe 4 ne kupe)./SHKODRA-SPORT.COM/