Ndeshjet e mbrëmjes së kaluar në Conference League kanë përcaktuar rrugëtimin për skuadrat që vazhdojnë më tej në Europë dhe ata që i japin lamtumirën që në turin e parë këtij turneu.

Në garë, tashmë mbeten gjashtë skuadra shqiptare, me Tiranën, Laçin dhe Vllazninë, që përfaqësojnë Abissnet Superiore. Poashtu, edhe Ballkani dhe Drita nga Superliga e Kosovës janë akoma në garë, ashtu si edhe Shkëndija e Tetovës.

Rrugëtimi për disa prej tyre bëhet shumë më i vështirë, pasi në garë kanë hyrë disa nga emrat e mëdhenj, që duan të ecin sa më shumë në këtë turne të Conference League.

Në garë, tashmë janë skuadra si Aris i Selanikut, APOEL, Istanbul Bashakshehir, Makabi Tel Aviv, Konyaspor, Osijek, Young Boys, Slavia Prague, AZ Alkmaar, PAOK apo edhe Vitoria Guimaraesh.

Maringlen ZHIVANI