E kishte kerkuar prej javesh, kishte arritur te marre disa 11-metersha dhe te nxjerre kundershtare me karton te kuq, por golin nuk e kishte provuar ta shijonte. E kemi fjalen per sulmuesin shkodran Ildi Gruda. Pas ndeshjes se djeshme ai ka dhene edhe nje prononcim duke folur per golin dhe kete sukses.

“Jam shumë i lumtur që arrij të shënojë golin e parë për këtë kampionat, që përkon me fitoren e ekipit. Në fakt ky është goli im i parë me fanellën e ekipit të parë të Vllaznisë, pasi në të kaluarën kam luajtur vetëm me të rinjtë, kështu që shpresoj të jetë një ogur i mirë për mua dhe skuadrën në vazhdimësi.

Tashmë dua të shënoj sa më shumë dhe të ndihmoj ekipin. Arritëm një fitore shumë të rëndësishme në Durrës. Ishte një sfidë delikate për të dyja skuadrat, prandaj dhe të merrje tri pikë bëhej më e vështirë. Kushtet klimaterike na i vështirësuan disi ndeshjen, por mendoj se e merituam fitoren”, ka thënë fillimisht Gruda.

Interesant eshte fakti qe kete gol sulmuesi kuqeblu e ka shenuar pikerisht ndaj ish- skuadres se tij- Teutes dhe trajnerit qe i ka besuar shume ne karrieren e tij, Edi Martinit. Duke folur ne lidhje me kete gje, Gruda do te shprehej:

““Ishte normale që të mos festoja golin, sepse unë kam kaluar momente shumë të bukura te Teuta Kam respekt për të gjithë në klub, kështu që në shenjë respekti është normale që të mos festoja”.