Rahoveci eshte mundur mbreme nga Vllaznia ne ndeshjen e rradhes te Liges Ballkanike. Nje humbje kjo qe ka qene e katerta rradhazi ne kete kompeticion. Nje ecuri disi absurde sepse kjo skuader ne kampionatin kosovar eshte ne krye me 8 fitore te arritura ne po kaq ndeshje te luajtura.

Trajneri i saj, maqedonasi Marjan Ilievski duke folur pas humbjes ne “Qazim Dervishi” eshte shprehur se Rahoveci beri gabime ne lojen e tij dhe nga kjo perfitoi Vllaznia qe e meritoi fitoren.

“Ishte një ndeshje e vështirë për ne. Kishim ardhur për një rezultat pozitiv por në fakt nuk ndodhi kështu. Vllaznia bëri një lojë të mirë dhe e meritoi fitoren. Ne u përpoqëm por nuk arritëm sepse skuadra jonë në disa momente nuk luajti edhe aq mirë duke bërë që ta humbim ndeshjen.

Shpresojmë në përballjet e ardhshme të arrijmë rezultate pozitive sepse në Balkan League ka ende shumë takime për t’u luajtur dhe kemi kohë për t’u përmirësuar”- ka thene trajneri Ilievski.
www.shkodrasport.com