Vetëm pak ditë përpara nisjes së kampionatit të Superligës, Tirana nuk duket të jetë e kompletuar. Drejtuesit e saj shohin që skuadrës i duhet patjetër edhe një portier.

Kjo ngaqë portieri i saj aktual Ilion Lika është ende në fazën e rikuperimit të dëmtimit që ka patur dhe nuk mund të thuhet me saktësi kur do të jetë i gatshëm për të luajtur.

Në këto kushte, bardheblutë po shohin edhe ndonjë alternativë tjetër. Siç raporton neësport.al, objektivi i parë ka qenë vlonjati Shpëtim Moçka por ndërkohë në skenë ka dalë edhe emri i portierit të Vllaznisë Alen Sherri.

Ai është nën kontratë me kuqeblutë megjithatë drejtuesit e Tiranës janë duke u munduar të bëjnë ndonjë marrëveshje me shkodranët për të marrë shërbimet e portierit 20 vjeçar, megjithatë kjo vështirë të ndodhë.
© shkodrasport.com