Trajneri i Dinamos, Ilir Daja ka folur për mediat pas fitores 2-1 të ekipit të tij ndaj Tiranës.
“Kishim raste që mund ta kishimm vrarë ndeshjen me Zabërgjën. Në derbi ndodh gjithçka. Janë ndarë dy pjesë që njërën kalojmë në avantazh ne dhe tjetra që Tirana kundërpërgjigjet.
E rëndësishmë është që fitojmë derin dhe vazhdojmë para. Kemi lojtarë të rinj në stol që është e vështirë që në këto ndeshje ti fusësh. Është rikthyer Todo, Bregu dhe Hoxha.
Me ardhjen e këtyre lojtarëve kemi më shumë mundësi për rotacion. E kishim studiuar kundërshtarin, pastaj të pozicionoheshin lojarët që kishim në kontigjent.
Kishte humbje energjije në pjesë të parë, dy lojtarë nuk e merrnin pjesën e manovrës. Njëri është Karamba dhe Gudiabi që na prishi shumë ekuilibrat në qendër. Pjesa tjetër i shkonte asaj që kërkuam.
Në pjesën e dytë ne luajtëm pisët, pra nuk bëmë lojën tonë të zakonshme. Thashë që mund të vrisnim ndeshjen me një gol të tretë, besoj që duhet ta shtojmë atë pjesë brilante që bëmë në pjesën e parë në atë minutazh.
Në javën e dytë kemi qenë në vendin e parafundit ndërsa tani në pjesën e sipërme. Kemi rikuperuar pikët dhe lojën, besoj se na falen këto black-out-e për shkak të lojtarëve të rinj që kemi.
Ne duhet të bëjmë atë që kemi bërë në këto momente. Kësaj radhe i thashë lojtarëve që kemi një garë e 400 metrave, për të finalizuar një pjesë të parë të sezonit. Merita i takon padyshim lojtarëve dhe presidentit që nuk i mungon asgjë këtij klubi.” – u shpreh Daja.