Ilir Daja u largua pak ditë më parë nga Partizani. Trajneri i njohur nuk ka pritur shumë dhe siç raporton gazetari i njohur në Kosovë, Arlind Sadiku, Daja do të firmosë me skuadrën e Ballkanit, në elitën dardane.
“Lajmi i fundit. Ilir Daja pritet të emërohet trajner i ri i Ballkanit” – shkruan ai. Për teknikun 55 vjeçar kjo do jetë eksperienca e tij e parë në Kosovë, teksa më parë ka qënë në krye të pankinave si Skënderbeu, Flamurtari, apo edhe Besa.
Ballkani renditet në vendin e 3-të të Superligës me 33 pikë, 2 më pak se vendi i parë që mbahet nga Gjilani. Konkurrenca do jetë e madhe, pasi ekipet me synime të mëdha janë pranë njëra tjetrës me pikë.
Afrimi në stol i një “timonieri” si ai tregon që pretendimi është titulli kampion. Ne kete menyre, nje emerim i tille menjehere pas largimit nga Partizani, tregon se Daja mbetet nje trajner i preferuar.